Gjykata vendos pas një muaji për orët e humbura gjatë grevës së mësimdhënësve

19 dhjetor 2019 | 15:34

Tek pas një muaji do të merret vendimi për kompensimin e orëve të humbura gjatë kohës kur mësimdhënësit ishin në grevë.

Kështu është vendosur në Gjykatën Themelore në Prishtinë që është mbajtur sot për vendimin e Ministrisë së Arsimit që detyron kompensimin e orëve të humbura gjatë vitit shkollor 2018-2019.

Në seancën gjyqësore e pranishme ishte Sindikata e Arsimit në rolin e paditëses, ndërsa Ministria e Arsimit që është paditur për këtë rast nuk pati përfaqësues në këtë takim e që do të duhej t’i kishte zyrtarë nga Avokati i Popullit.

Megjithatë zyrtari ligjor i SBAShK-ut ka kërkuar që vendimi për kompensim ligjor të anulohet në tërësi si i pabazuar në ligj.

Në këtë shkallë këto palë erdhën pasi që Gjykata e Apelit kishte miratuar ankesën e sindikalistëve për moskompensim të orëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy trajnerët e skuadrave të IPKO Superligës së Kosovës në…