Gjykata vendos sot për Berishën
Ditën e sotme do të mbahet seanca e dytë gjyqësore pas shtyrjes së djeshme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme GJKKO, që do të vendosë për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për masën e “arrestit të shtëpisë”.
Pala mbrojtëse e Berishës kërkoi një ditë më parë përjashtimin nga procesi të gjyqtares Irena Gjoka, duke dorëzuar provat që sipas tyre provojnë faktin e shkarkimit të saj në shkurt të 1996 nga Këshilli i Lartë e Drejtësisë ku kryetar ishte Sali Berisha, gjë që sipas tyre tregon se ajo është në konflikt interesi në këtë çështje.
Seanca gjyqësore në GJKKO do të nisë në orën 11:00, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për ashpërsimin e masës ndaj Berishës, nga “detyrim paraqitje” në “arrest shtëpie me mbikëqyrje policore”.
Kujtojmë se SPAK kërkoi edhe mbikëqyrje policore veç masës së “arrestit të shtëpisë”, çka do të thotë se pranë banesë së Berishës do të qëndrojnë oficerë policie të cilët do ta mbikëqyrin atë 24 orë.