Gjykatat e Kosovës marrin përsipër lëndët e EULEX-it për krime lufte
Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që monitoron proceset gjyqësore për krimet e luftës, ka mirëpritur vendimin e organeve të drejtësisë që në kuadër të strategjisë së punës të sistemit të drejtësisë, të funksionojë departamenti për trajtimin e krimeve të luftës.
Aktualisht, me rastet e dyshuara për krime lufte po merret një Gjykatë Speciale me seli në Hagë, por e cila kryesisht trajton vetëm krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj civilëve serbë dhe civilëve tjerë gjatë viteve 1998-‘99.
Kurse, departamenti për krime lufte në Kosovë, pritet të trajtojë edhe rastet tjera, në të cilat mund të jenë të përfshirë edhe pjesëtarët serbë që kanë kryer krime ndaj shqiptarëve. Megjithatë, numri më i madh i personave që dyshohen të jenë përfshirë në këto krime, besohet se jetojnë në Serbi, andaj kjo edhe e vështirëson punën e këtij departamenti, marrë parasysh bashkëpunimin e ulët që kanë institucionet e drejtësisë në të dy shtetet.
Amer Alija, analist ligjor dhe monitorues i gjykimeve për krime të luftës në Fondin për të Drejtën Humanitare, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë”, se që nga viti 2012, organizata ka rekomanduar që në kuadër të sistemit gjyqësor të Kosovës, duhet të funksionojë departamenti për krime të luftës.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link: https://www.evropaelire.org/a/gjykatat-e-kosoves-marrin-persiper-lendet-e-eulexit-per-krime-lufte-/29850334.html.