Gjykatat e prekura me Covid-19, por pa asnjë të vdekur

18 korrik 2020 | 21:59

Edhe sistemi gjyqësor po përballet me probleme të shumta si shkak i pandemisë Covid-19.

Njëri ndër institucionet më të prekura vazhdon të mbetet Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila po ashtu vazhdon të jetë gjykata me numrin më të madh të lëndëve në këtë rast palëve.

Gjykatat po punojnë sipas planit emergjent dhe thuajse vetëm me rastet emergjente.

Por fatmirësisht gjykatat që nga nisja e përhapjes së pandemisë Covid-19 nuk kanë pasur asnjë rast të vdekjes së ndonjë gjyqtari apo stafi tjetër mbështetës, po infektimit të disa prej tyre, por që nuk ka numra të të infektuarve.

“Gjykatat vazhdojnë të punojnë, por me staf të reduktuar”, tregon për “Syri.net” zëdhënësja e Këshillit Gjyqëor Aishe Qorraj – Berisha.

Ajo tregoi se institucioni më i prekur nga pandemia është Gjykata Themelore e Prishtinës, e cila ka disa të infektuar.

Derisa virusi korona ka shkaktuar telashe jo të vogëla sidomos në gjykatat themelore, ku akoma vazhdojnë të mos mbahen e të shtyhen seancat gjyqësore.

Edhe pse palët dëshirojnë që lëndët të ju kryhen brenda afatit kohor duke u bazuar në situatën e krijuar edhe palët a kanë kuptuar që shtyrja e gjykimeve po bëhet jo me vullnetin e zyrtarëve të gjykatave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkisë së Sarandës Ardian Gurma, i ka ndarë…