Gjykimi i liderëve të UÇK-së drejt fundit, më 4 prill përfundojnë dëshmitarët e prokurorisë

19 shkurt 2025 | 11:30

Më 4 prill do të përfundojnë dëshmitarët e Prokurorisë së Gjykatës Speciale, në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo është bërë me dije në konferencën e sotme në Gjykatën Speciale.

Prokurorët kanë thënë se kanë mbetur edhe 20 dëshmitarë, por që jo të gjithë do të dëshmojnë në gjykatë.

“4 prill është data e fundit e parashikuar, nuk do të thërrasim asnjë dëshmitar pas kësaj date. Brenda 15 prillit do të dorëzojmë mocionet e fundit me shkrim. Pra do të përfundojmë me provat tona brenda 15 prillit”.

“Javën tjetër kemi dy dëshmitarë, për marsin 1 dëshmitarë. Dhe do të japim përditësime të tjera për marsin, sapo të kemi. Disa prej dëshmitarëve kanë probleme bashkëpunimin me shtetet e treta, sigurinë, ne po bëjmë çka po mundemi. Do të kemi shkurtim të dëshmitarëve, i referohem parashtrimit 2 877. Dhe kemi njoftuar dhe ekipet e mbrojtjes për këtë. Të gjithë dëshmitarët do të vinë brenda marsit. Ekziston mundësia që ndonjë dëshmitar që ka mbetur të mos e thërrasim, do kërkojmë që të pranohen me shkrim, nëse do të marrim këtë vendim”.

“Për momentin i vetmi dëshmitar i konfirmuar për marsin është W0403, dëshmitarë të tjerë nuk i kem evidentuar, por nëse do të kemi dëshmitarë të tjerë do të iu njoftojmë. Vetëm 20 dëshmitarë kanë ngelur tashmë, disa do të vijnë në sallë, disa do të pranohen sipas rregullave”, ka thënë prokurori i Speciales.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra belge Clib Brugge, është në mesin e 16 skuadrave…