Gjykimi i liderëve të UÇK-së, urdhërohet riklasifikimi i provave të pranuara nga dëshmitari Gjergj Dedaj
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) është bërë riklasifikimi i disa provave të cilat janë pranuar nga dëshmitari me kodin 03825, si prova materiale publike në çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ky urdhër është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III. Ndërsa, në këtë çështje, kodin e tillë e mbante dëshmitari Gjergj Dedaj.
“Lidhur me riklasifikimin e provave të caktuara materiale të cilat i janë parashtruar në kuadër të dëshmitarit 03825. Trupi gjykues është informuar që palët janë pajtuar ndërmjet tyre ‘interpartes’ që provat materialet të caktuara të pranuara nga dëshmitari 03825 mund të riklasifikohen si prova materiale publike, kështu që trupi gjykues urdhëron që provat materiale P681, 682, 683, 84, dhe 86 të riklasifikohen si prova materiale publike”, ka thënë gjyqtari Smith III. /Betimi për Drejtësi