Gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve, shtyhet për nesër dëshmia e Nuhi Bytyqit
03 qershor 2024
| 19:16
Është shtyrë për nesër dëshmia e reporterit të luftës, Nuhi Bytyçi, në procesin gjyqësor në Hagë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe krerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo u bë e ditur për Klankosova.tv nga djali i tij, Arianiti.
Ai tha se kjo ka ndodhur për shkak të dinamikës së dëshmitarëve paraprak,
“Besoj se dëshmia fillon pas orës 9:30 apo 10 nesër”, tha ai.
Reporteri i luftës së fundit në Kosovë, dëshminë e tij kishte për ta dhënë sot.