Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së kalon në seancë të mbyllur
17 prill 2023
| 10:07
Është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.
Vazhdimi i seancës ka nisur me pyetjet nga mbrojtja e Jakup Krasniqit, teksa seanca ka kaluar në private.
Gjatë javës së kaluar për tri ditë radhazi ka folur dëshmitarja e parë dhe seancat kanë qenë të mbyllura për publikun.
Pas më shumë se dy vjet në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.