Gjykimi ndaj Januzit, Bahtijarit dhe Shalës fillon më 14 nëntor
25 tetor 2024
| 12:19
Më 24 tetor 2024, trupi gjykues i Gjykatës Speciale, ka njoftuar se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe Shala do të fillojë më 14 nëntor 2024, në ora 09:30.
Në këtë datë, dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e mbrojtjes të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës do t’i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse, ndërsa mbrojtja e Ismet Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja.
Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në ora 09:30.