Gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, sot deklarata hyrëse e mbrojtjes së Jakup Krasniqit
05 prill 2023
| 09:09
Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, ku deklaratën hyrëse do ta japë mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Seanca do të nisë nga ora 09:00.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha dje se “do të rimblidhemi nesër në orën 09:00 për të vijuar me deklaratën hyrëse të mbrojtjes së z. Krasniqi”.
I fundit që foli dje në Hagë ishte 10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili ndër të tjera përmendi masakrat e kryera nga Serbia, teksa shtoi se “kur të flasim për krime, të flasim për ato që kanë ndodhur vërtetë”.