Gjykimi ndaj liderëve të UÇK-së vazhdon më 21 maj

08 maj 2024 | 12:01

Gjykimi ndaj liderëve  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK) do të vazhdojë më 21 maj, kjo pasi trupi gjykues për dëshmitarin e 62-të ka thënë se dëshmitë e kaluara të tij mund të vendosen në prova.

Lajmin e ka bërë të ditur për “Albanian Post” zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Christopher Bennett.

“Sot apo të premten nuk ka asnjë proces gjyqësor. Dje, kryetari i trupit gjykues njoftoi se procedura është anuluar pasi mbrojtja ka thënë se nuk do të ketë pyetje për dëshmitarin e caktuar (02486), me rezultat që dëshmitë e mëparshme të dëshmitarit mund të futen në provë”.

“Procedurat gjyqësore do të rifillojnë të martën, më 21 maj”, ka thënë Bennett.

Dy dëshmitarët e fundit në Speciale, kanë dëshmuar në seanca të mbyllura.

Në gjykimin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtja e Rexhep Selimit, Eric Tully, ka kërkuar që një prej dëshmive që do të dëgjohet javën e ardhshme të mos ketë vlerë provuese.

Këtë mbrojtja e ka kërkuar pasi që të njëjtëve nuk u ishte dhënë prova materiale, ndërkaq dëshmitari të njëjtat i ka analizuar gjerë e gjatë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk mund të mungonte në eventin mondan më të pritur…