Gjykimi ndaj Pjetër Shalës drejt fundit: Fjalët përfundimtare në prill
21 shkurt 2024
| 17:13
Gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shala, duket se po shkon drejt fundit.
Gjykata Speciale ka njoftuar se fjalët përfundimtare do të thuhen në prill.
Njoftimi i Gjykatës:
Më 9 shkurt, Trupi Gjykues I mbylli procedurën e paraqitjes së provave në çështjen Pjetër Shala, urdhëroi palët që të parashtrojnë dosjet gjyqësore përfundimtare, së bashku me deklaratën lidhur me ndikimin e krimeve të pretenduara në viktimat pjesëmarrëse deri më 25 mars dhe caktoi datat për deklaratat përmbyllëse të mbahen prej 15 deri më 19 prill 2024.