Gjykimi në rastin e Liridona Ademajt shtyhet për 31 janar
27 janar 2025
| 13:54
Seanca e gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, është shtyrë për të premten më 31 janar.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Po, është shtyrë për të premten më 31 janar në ora 11:00”, ka thënë Gashi për “Klankosova.tv”
Kërkesa e shtyrjes ka ardhur nga avokatët e të pandehurve për shkak të mungesës së disa shkresave të lëndës, të domosdoshme për përfundimin e procedurave gjyqësore.
Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.
Ngjarja tragjike ka ndodhur më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.