Gjykimi për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seancë kundër Konjufcës, Lekajt…
19 nëntor 2024
| 10:40
Sot është caktuar të mbahet seanca lidhur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në vitin 2015 në Kuvendin e Kosovës, që pritet të fillojë në orën 11:00.
Të akuzuar janë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deputetët Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, si dhe ish-deputeteve Besa Baftiu, Aida Dërguti dhe Teuta Haxhiu.
Gjykimi për këtë rast dështoi të mbahet më 23 tetor, pasi munguan Konjufca, Lekaj, Kadrijaj, Baftiu e Dërguti.