Gjyqtarë nga Norvegjia në sfidën e Kosovës ndaj Moldavisë
01 shtator 2020
| 10:05
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë më 3 shtator, në ndeshjen e parë zyrtare për këtë vit, në kuadër të Ligës së Kombeve, e ku kundërshtar do ta ketë Kombëtaren e Moldavisë.
Për këtë duel, që do të zhvillohet në Parma të Italisë, UEFA tashmë ka bërë të ditur edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë.
Kai Erik Steen nga Norvegjia do të jetë ‘bylbyli’ i duelit, kurse ndihmë do të ketë edhe nga Jan Erik Engan dhe Tom Harald Gronevik, poashtu nga Norvegjia.
Ndërsa, gjyqtar i katërt do të jetë, Kristoffer Hagenes.