Gjyqtarë shqiptarë për herë të parë në histori do të referojnë në Champions League
14 shtator 2023
| 10:57
Një katërshe e gjyqtarëve shqiptarë do ta ndajnë referimin për herë të parë në fazën e grupeve të Champions League.
Enea Jorgji me asistentët Denis Rexha e Ridiger Çokaj dhe gjyqtari i katërt Florian Lata do të drejtojnë ndeshjen Young Boys-RB Leipzig.
Kjo përballje do të zhvillohet më 19 shtator në stadiumin “Stade de Suisse Wankford” të Zvicrës.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit në rrjetet sociale.