Gjyqtarët Albert Zogaj e Teuta Ibrahimi zgjedhen anëtarë të KGjK-së
10 mars 2021
| 12:18
Gjyqtari Albert Zogaj nga Gjykata Supreme dhe gjyqtarja Teuta Ibrahimi nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, janë zgjedhur anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pas votimit të 28 gjyqtarëve të pranishëm, me të drejtë vote, 16 nga Gjykata Supreme dhe 12 nga DhPGjS-ja.
Para votimit, të gjithë gjyqtarët, kandidatë për anëtarë të KGjK-së, patën mundësinë të prezantojnë para kolegëve, dhe Komisionit të KGjK-së, duke theksuar prioritetet dhe objektivat e tyre.
Gjyqtari Albert Zogaj ka marrë 23 vota, ndërsa gjyqtarja Teuta Ibrahimi 18 sosh.
Procesi i votimit dhe zgjedhja e anëtarëve të KGJK-së nga Gjykata Supreme dhe DhPGjS është mbështetur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.