Gjyqtarët e futsallit Besar Beqiri e Besart Ismajli avancojnë në kategorinë e parë të UEFA-s

21 dhjetor 2023 | 12:51

Dy gjyqtarët e njohur kosovarë të futsallit, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, kanë shënuar një rrugëtim të suksesshëm duke avancuar në kategorizimin e UEFA-s.

Ata tani janë avancuar në kategorinë e parë, falë paraqitjeve të tyre në arenën ndërkombëtare. Historia e tyre ndërkombëtare nisi kur Kosova u pranua në UEFA në vitin 2016.

Në fillim, ata ishin në kategorinë e tretë, por duke treguar potencialin dhe përkushtimin ndaj referimit arritën të avancojnë në kategorinë e dytë.

Me kalimin e kohës dhe përvojën e zgjeruar, Beqiri dhe Ismajli arritën të marrin vlerësimin e merituar dhe të bëhen pjesë e kategorisë së parë të gjyqtarëve në UEFA. Kjo kategori është vetëm një hap larg nivelit elitar të UEFA-s dhe tregon jo vetëm profesionalizmin e tyre, por edhe cilësinë dhe aftësinë për të drejtuar me sukses ndeshje të rëndësishme. Kjo arritje e Beqirit dhe Ismajlit nuk është vetëm një sukses personal, por edhe frymëzim për të gjithë gjyqtarët e rinj në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, ka…