Gjyqtarët e hendbollit e nisin vitin me garat evropiane
08 janar 2019
| 11:08
Një hapje pozitive të vitit e kanë bërë zyrtarët e ndeshjeve të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Bëhet fjalë për gjyqtarët Erdoan e Arsim Vitaku që më 5 janar e kanë drejtuar takimin në mes të skuadrës hungareze Siofok KC Hungary dhe asaj daneze Herning-Ikast Handbold.
Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës grupore të Kupës së EHF-së (EHF Cup) për hendbolliste. Çifti Vitaku për delegat e kishin Aco Nikolvskin e Maqedonisë, ndërsa janë vlerësuar për paraqitjen.
/Epoka e re/