Gjyqtarët e Kosovës caktohen për t’i drejtuar ndeshjet ndërkombëtare
Gjyqtarët kosovarë gjithnjë e më shumë po janë prezentë në ndarjen e drejtësisë në ndeshjet ndërkombëtare. Disa prej tyre janë deleguar nga UEFA për kompeticione e ndryshme të ndeshjeve të këtij muaji.
Gjyqtari Mervan Bejtullahu dhe asistenti Edmond Zeqiri do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet mes Gjeorgjisë me Suedinë, e cila zhvillohet të mërkurën mbrëma, pastaj në sfidën mes Norvegjisë e Gjeorgjisë më 16 nëntor dhe në takimin ndërmjet Suedisë e Norvegjisë, më 19 nëntor, në kuadër të Evropianit U-19. E gjyqtari Visar Kastrati dhe asistenti Fatlum Berisha do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA REGIONS’ CUP”.
Ata do të referojnë në ndeshjet San Marino – Hungaria (13 nëntor), Stambolli – San Marino (16 nëntor) dhe Hungaria – Stambolli (19 nëntor). Ndërkaq, gjyqtari Alvan Shala dhe asistenti Drilon Rexhepi do ta ndajnë drejtësinë në “UEFA UNDER-19 Championship”.
Më saktësisht, ata do të referojnë në ndeshjet Spanja – Ishujt Faroe (13 nëntor), Austria – Ishujt Faroe (16 nëntor) dhe Austria – Spanja (19 nëntor).