Gjyqtarët e Kosovës delegohen për të ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës
Gjyqtarët kosovarë do të jenë të angazhuar gjatë kësaj jave në arenën evropiane, më saktësisht në Ligën e Konferencës.
Sot (e martë) u bë e ditur se pesë gjyqtarët nga Kosova do të jenë përgjegjës për ndarjen e drejtësisë në duelin që do të zhvillohet mes Djurgarden dhe Vitoria SC.
Genc Nuza si gjyqtar kryesor i këtij takimi do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni.
Në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Ilir Mehmeti teksa asistent në dhomën e VAR-it është caktuar Dardan Çaka.
Kjo përzgjedhje e pesë gjyqtarëve kosovarë na dëshmon edhe një herë tjetër besimin që ka shtëpia e futbollit UEFA tek ta.
Sfida mes Djurgarden dhe Vitorias do të luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 dhe është e vlefshme për rrethin e dytë të ndeshjeve në Ligën e Konferencës.