Gjyqtarët e Kosovës do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Ligës së Konferencës

27 korrik 2022 | 16:49

Gjyqtarët e Kosovës edhe këtë mesjavë do të jenë pjesë e ndeshjeve të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Në ndeshjen Viking-Sparta Pragë, e cila zhvillohet të enjten në orën 19:00, gjyqtar kryesor do të jetë Visar Kastrati, me asistentë Granit Hyseni e Lumturije Muhadri, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.

Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Vaduz-Koper, që zhvillohet në orën 20:00, gjyqtar kryesor do të jetë Besfort Kasumi, me asistentë Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Gramos Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, sot është votuar…