Gjyqtarët e Kosovës drejtuan ndeshjen e Ligës Evropiane
23 shkurt 2021
| 17:08
Dyshja prishtinase e gjyqtarëve të hendbollit, Sherif Xhema e Besfort Jahja, kanë pasur angazhim evropian të hënën.
Xhema e Jahja kanë drejtuar ndeshjen e fazës grupore të Ligës Evropiane (meshkujt) në mes të skuadrës së njohur turke, Beshiktash dhe skuadrës së njohur franceze, Montpellier. Ndeshjen në Stamboll e fituan francezët me rezultat bindës, 36:26.
Montpellieri është i dyti në grupin C, kurse Beshiktashi i fundit. Me delegimin e Xhemës e Jahjës vazhdon prania tashmë e rregullt e gjyqtarëve dhe delegatëve të FHK-së në ndeshje të garave evropiane.