Gjyqtarët e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen San Marino – Norvegjia U21
06 shtator 2023
| 15:58
UEFA vazhdon delegimin e gjyqtarëve të Kosovës në garat evropiane, qoftë në nivel klubesh e qoftë në nivel të kombëtareve.
Kësaj radhe një katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar për ndeshjen kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025, ndërmjet San Marinos dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet të enjten në orën 18:00.
Gjyqtarë kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, me asistentë Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.