Gjyqtarët e Kosovës ndihmojnë portierin Arben Beqiri

10 shkurt 2020 | 11:24

Kryetari i gjyqtarëve të Kosovës në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Përparim Hasani, e ka vizituar portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili është diagnostifikuar me tumor.

Hasani ia dorëzoi Beqirit 775 euro të cilat i grumbulluan gjyqtarët e Kosovës.

“Se bashku me bashkëpunëtorë vizituam portierin e KF Trepça’89, Arben Beqiri. Ky i fundit muaj më parë bëri të ditur për opinion se është diagnostifikuar me tumor në lukth. Në emër të gjyqtarëve gjatë kësaj vizite i dhamë kurajë Arbenit dhe e inkurajuam duke shpresuar që sa më shpejt të kthehet në fushat e blerta. Po ashtu, në emër të gjyqtarëve iu dorëzua shuma prej 775 eurosh, të cilën e kanë mbledhur gjyqtarët me vetiniciativë”, ka thënë Hasani. Portieri Beqiri i falënderoi gjyqtarët për mbështetjen morale dhe financiare.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mehdi Gurra  (Ibrahim Daut Bejdeshati (Hoxha), ÇAMËRİA - shtegtim nëpër…