
Gjyqtarët e Kosovës në Ligën e Kampionëve
04 nëntor 2019
| 16:45
Gjyqtarët e futbollit të Kosovës, Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, janë deleguar që ta gjykojnë ndeshjen në Ligën e Kampionëve për të rinj, Stade Rennais (Francë)-Maccabi Petah Tikva (Izrael).
Takimi në fjalë zhvillohet më 6 nëntor në ora 18:00 në Francë. Kujtojmë se këta gjyqtarë vlerësohen si më të mirët në futbollin e Kosovës.