Gjyqtarët e rinj njihen me mandatin dhe punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit
Në Zyrën Kombëtare të Auditimit është organizuar trajnim për gjyqtarët e gjeneratës së gjashtë të sapoemëruar nga presidenti i vendit.
Me këtë rast, Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse dhe u ka uruar gjyqtarëve punë të mbarë në detyrën e re.
Ndërsa Qerkin Morina, ndihmësauditor i përgjithshëm dhe Safet Berisha, drejtor i Departamentit Ligjor në Auditim, kanë prezantuar para tyre mandatin dhe funksionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe punën audituese që kryen zyra, si dhe punën rreth bashkëpunimit me legjislativin dhe organet e drejtësisë.
Në kuadër të trajnimit është zhvilluar edhe një seancë, diskutim i hapur, ku të pranishmit kanë shkëmbyer mendimet dhe kanë bashkëbiseduar për praktikat e mira në punë.