Gjyqtarët e Superligës në futboll mbajnë seminar para fillimit të sezonit pranveror

24 janar 2025 | 15:26

Gjyqtarët e Superligës së Kosovës në futboll po zhvillojnë seminarin përgatitor para fillimit të stinorit pranveror, ku po kombinojnë trajnimet teorike me fazën përgatitore praktike.

Ligjëratat po udhëhiqen nga instruktori i UEFA-s, spanjolli David Fernandez Borbalan, i cili është fokusuar edhe në diskutimet për përmirësimin e standardeve të ndarjes së drejtësisë në vendin tonë. Gjatë seminarit, përpos video-rasteve me situata të ndryshme në ndeshje ndërkombëtare, janë analizuar edhe vendimet e marra nga gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet e stinorit të kaluar, duke u rikthyer situatave të diskutueshme dhe kritereve të vendimmarrjes, me qëllim që gabimet të shmangen dhe performanca të përmirësohet në stinorin e ri.

Ky seminar shënon një hap të rëndësishëm për përgatitjen e gjyqtarëve, duke garantuar se ata do të jenë të gatshëm për sfidat e stinorit pranveror. Gjyqtarët e Superligës nesër do t’i nënshtrohen testeve fizike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat…