Gjyqtarët nga Kosova do ta ndajnë drejtësinë në Botërorin e futsallit
14 shtator 2023
| 12:08
Treshja e gjyqtarëve nga Kosova, Besar Beqiri, Besart Ismajli dhe Florentina Kallaba do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen tejet të rëndësishme në kuadër të Grupit B në “Elite Round”, për kualifikimet e Kupës së Botës në futsall.
Ata janë deleguar nga UEFA në ndeshjen Belgjikë – Ukrainë, falë vlerësimit të mirë në ndeshjet e deritashme në të cilat janë paraqitur.
Kjo ndeshje zhvillohet të premten në orën 20:00.