Gjyqtarët nga Kosova gjykojnë në Ligën e Evropës
Dy katërshe të gjyqtarëve nga Kosova do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet kthyese në Ligën e Evropës, që zhvillohen këtë të enjte.
Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj dhe Dardan Çaka do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Vaduz (LIE) dhe Breiðablik (ISL), që zhvillohet të enjten në orën 19:00. Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave është mbyllur 0:0. Ndërkohë, Besfort Kosumi, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe Mervan Bejtullahu do ta gjykojnë ndeshjen ndërmjet Levadia Tallin (EST) dhe Stjarnan (ISL), që po ashtu luhet të enjten në orën 19:00.
Kësisoj, krahas sukseseve te ekipeve kombëtare, edhe gjyqtarët tanë gjithnjë e më shumë po përfaqësohen me dinjitet në ndeshjet ndërkombëtare, duke e vërtetuar progresin e gjithëmbarshëm që ka shënuar futbolli ynë.