Gjyqtarët nga Kosova referojnë në Ligën e Evropës
16 korrik 2018
| 13:45
Gjyqtarët nga Kosova do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në garat evropiane.
Kësisoj njëri nga gjyqtarët më të mirë në Kosovë vitet e fundit, Genc Nuza do të ndajë drejtësinë në Ligën e Evropës.
Prishtinasi do të gjykojë në shtetin e Norvegjisë, ndeshjen mes Sarpsborg 08 dhe IBV Vestmannaeyjar nga Islanda.
Ndeshja e parë në mes të këtyre skuadrave në Islandë ka përfunduar me fitore të thellë të ekipit norvegjez 4-0.
Ndihmës të Nuzës në këtë takim do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.
Ndërkohë edhe gjyqtari i katërt do të jetë nga kosovar, Visar Kastrati.