Gjyqtari danez drejton ndeshjen Rumani – Kosovë

12 nëntor 2024 | 16:20

Gjyqtari Morten Krogh do të jetë kryesori i ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45 në Bukuresht.

Ndeshja është kyçe për fatet e të dy skuadrave pasi vendos se cila do të kryesojë Grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Po sot UEFA ka njoftuar se Krogh do të ndihmohet në fushë nga Victor Skytte dhe Steffen Bramsen.

Në shtator Krogh drejtoi ndeshjen mes Anglisë dhe Finlandës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaban Sylejmani nga Gjakova shpall të pavlefshme diplomën e shkollës…