Gjyqtari i futbollit në Kosovë infektohet me koronavirus
17 qershor 2020
| 22:38
Gjyqtari i futbollit në Kosovë, Ilir Mehmeti ka rezultuar pozitiv në testin e dytë për Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Mehmeti nëpërmjet një postimi në “Facebook”.
“Te nderuar miq, pas testimit në Qendrën Infektive për shkak të disa simptomave të shfaqura, unë sot kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Menjëherë jam vetizoluar dhe jam në gjendje të mirë shëndetësore. Shpresoj shumë se numri i të prekurve nga Covid-19 do të zvogëlohet në ditët në vijim dhe se do ta kalojmë ketë pandemi sa me lehtë që është e mundur. Deri atëherë, ju uroj juve dhe të dashurve tuaj shëndet dhe siguri. Kujdes po, panik jo!”, ka shkruar Mehmeti në profilin e vet në “Facebook”.
(V.Z / Epoka e re)