Gjyqtari i kundërpërgjigjet Williamsit
Gjyqtari Carlos Ramos u bë padashje protagonist në finalen e US Open, ku japonezja Naomi Osaka mundi Serena Williams.
Kjo e fundit e kritikoi ashpër portugezin, e cila gjatë ndeshjes e quajti “hajdut dhe gënjeshtar”, por nuk pati asnjë reagim nga ana e tij, përveç se po e dëgjonte me vëmendje. E megjithatë kur kanë kaluar disa ditë nga ajo ndeshje, Ramos thyen heshtjen. Në një prononcim për gazetarin e njohur, Miguel Seabra, ai i është kundërpërgjigjur amerikanes, sipas së cilit, nuk ka arbitrim sipas kërkesës.
Ramos ka treguar se ka lexuar të gjitha lajmet që janë shkruan për të, shkrimet pro dhe kundër tij, teksa rrëfen se ndodhet në një situatë jo të mirë, pas asaj që ndodhi. “Jam mirë duke marrë parasysh rrethanat, është një situatë e bezdisshme, por arbitrim sipas kërkesës nuk ka. Mos u shqetësoni për mua”, u shpreh Ramos, raporton “Telesport”.
Teksa disa gjyqtarë vendas, pas këtij episodi, po përpiqen që t’i shmangin ndeshjen ku luan Serena Williams, Ramos do të kthehet në arbitrim këtë fundjavë. Ai do ta bëjë këtë në gjysmëfinale të Kupës Davis ndërmjet Kroacisë dhe Shteteve të Bashkuara që do të mbahen në Zadar, ku shpreson të ketë një mjedis më të ngrohtë.