Gjyqtari i Speciales që po i mban dy vende të punës, mbrojtja e Thaçit kërkon përjashtimin e tij
Gjyqtari francez, Nicolas Guillou, është gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e krerëve të UÇK-së dhe në të gjitha rastet e arrestimeve dhe bastisjeve nga Prokuroria e Speciales. Ai kohë më parë u zgjodh gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Pavarësisht se e ka marrë edhe detyrën e re, Guillou po e vazhdon angazhimin e tij në Gjykatën Speciale.
Ishte dhjetori i vitit 2023 kur Gjykata Speciale njoftoi se njëri nga gjyqtarët më të njohur të këtij institucioni po largohej nga Specialja. Kjo pasi ai ishte përzgjedhur për gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
Megjithatë, pavarësisht se që nga 8 marsi 2024 Nicolas Guillou është betuar si gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ai po e vazhdon aktivitetin e tij edhe në Dhomat e Specializuara të Hagës. Kjo vërtetohet edhe nga një njoftim i Speciales rreth një aktiviteti të mbajtur më 15 mars, ku shihet edhe Guillou.
Në një parashtresë të mbrojtjes së Hashim Thaçit të cilën e ka parë Nacionale, avokatët kërkojnë që gjyqtari të përjashtohet nga rasti i krerëve të UÇK-së, ku e kishte udhëhequr rastin në procedurën paraprake.
“Është e domosdoshme që çdo sistem gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur të jetë i pagabueshëm për çdo çështje të këtij lloji. Pavarësia e gjyqtarëve të KSK-së duhet të jetë përtej qortimit. Rolet e njëkohshme të gjyqtarit Guillou si gjyqtar i GJNP-së dhe gjyqtar i KSC-së, i ka hapur derën këtyre lloj shqetësimeve mbi pavarësinë dhe integritetin e procedurës aktuale. Mbi këtë bazë, Mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtarit Guillou”, thuhet në këtë parashtresë, raporton “Nacionale”.
Çfarë thuhet në kërkesën e mbrojtjes së Thaçit?
Kërkesa e avokatit të Thaçit, Luka Misetiq, është dërguar më 14 mars. Aty specifikohet se gjyqtari Gillou pavarësisht betimit si gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, po e vazhdon shërbimin edhe në Dhomat e Specializuara të Hagës. Sipas mbrojtjes, me këtë fakt, cenohet gjyqësori i pavarur.
“Është e qartë se drejtësia dhe shteti i së drejtës fillojnë me një gjyqësor të pavarur. Parimi i pavarësisë së gjyqësorit, i kodifikuar në konventat e të drejtave të njeriut, konsiderohet nga Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Njeriut si “një e drejtë absolute që mund të vuajë. Nuk ka përjashtime.”7 Për këtë arsye, në DHK, gjyqtarëve të specializuar kërkohet që, në ushtrimin e funksioneve të tyre gjyqësore, të jenë të pavarur nga çdo autoritet dhe ndikim”, thuhet në fillim të kërkesës.
“Ky detyrim ligjor për të mbetur i pavarur gjen zbatim praktik në nenin 31 të Ligjit për KSK-në. Në mënyrë të veçantë, neni 31(3) parashikon se, pasi të caktohen, “Gjyqtarët nuk duhet të angazhohen në asnjë profesion tjetër të natyrës profesionale”. Të qenit gjyqtar i GJNP-së është një profesion me natyrë profesionale. Si i tillë, mbajtja e të dyja pozitave është e papajtueshme me ndalimin në nenin 31(3) të Ligjit për KSK-në”, thuhet më tutje.
Madje, Misetiq ka paraqitur disa detaje të cilat tregojnë se Gillou tashmë është duke trajtuar disa raste në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.
“Gjykatësi Guillou u betua si gjyqtar i ICC-së, në një ceremoni publike, më 8 mars 2024. Mandati i tij filloi zyrtarisht më 11 mars 2024, në përputhje me Rregulloren 9(1) të Rregullores së ICC-së. Më 12 mars 2024, Kryesia e GJNP-së nxori ‘Vendimin e saj për caktimin e gjyqtarëve në divizione dhe rikompozimin e dhomave’, duke treguar se gjyqtari Guillou ishte caktuar në Divizionin Gjyqësor të GJNP-së.14 Në mënyrë të veçantë, gjyqtari Guillou u caktua: (i) në Dhomën Gjyqësore I, si gjyqtar alternativ në çështjen në vazhdim Abd-Al-Rahman në Situata në Darfur, Sudan; (ii) në Dhomën Gjyqësore II si gjyqtar në çështjet Katanga, Lubanga dhe Ntaganda në Situata në Republikën Demokratike të Kongos, çështjen Al Mahdi në Situata në Republikën e Malit, si dhe çështjen Ongwen në Situata në Ugandë, dhe (iii) në Dhomën Gjyqësore IV, si gjyqtar në çështjen Banda në Situata në Darfur, Sudan”, thuhet në këtë parashtresë.
Avokatët kanë theksuar se deri më tash nuk kanë marrë asnjë konfirmim se ky gjyqtar nuk është më pjesë e Speciales. Madje, ai figuron edhe në listën publike të gjyqtarëve.
“Kërkesa aktuale është bërë në dy pjesë. Së pari, Mbrojtja kërkon që Presidenti të zëvendësojë gjyqtarin Guillou si gjyqtar i vetëm në këtë procedurë. Nuk ka asnjë afat kohor të zbatueshëm për këtë kërkesë parësore. Në alternativë, mbrojtja kërkon që gjyqtari Guillou të përjashtohet. Rregulli 20(3) i Rregullores së KSK-së parashikon se “[një] Pala mund t’i drejtohet Presidentit për përjashtimin e një gjyqtari menjëherë, por jo më vonë se dhjetë (10) ditë pasi të bëhen të njohura arsyet në të cilat bazohet kërkesa”, thuhet në këtë parashtrim.
“Pavarësia e gjyqësorit është në thelb të kuadrit ligjor të një Gjykate për të mbrojtur integritetin e përgjithshëm të procedurave.21 Gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara u kërkohet nga neni 31(1) i Ligjit për KSK-në “të jenë të pavarur në kryerjen e funksioneve të tyre”. Neni 31(3) më pas parashikon që pasi të caktohen, “Gjyqtarët nuk duhet të angazhohen në asnjë profesion tjetër të natyrës profesionale”, duke krijuar kështu një lidhje të drejtpërdrejtë midis pavarësisë së gjyqtarit dhe mbajtjes së një pozicioni tjetër profesional”, theksohet më tutje,
Sipas mbrojtjes është e rëndësishme që për pavarësinë e gjyqësorit, ky gjyqtar të mos jetë me dy puna e angazhime në të njëjtën kohë.
“Është e domosdoshme që çdo sistem gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur të jetë i pagabueshëm për çdo çështje të këtij lloji. Pavarësia e gjyqtarëve të KSK-së duhet të jetë përtej qortimit. Rolet e njëkohshme të gjyqtarit Guillou si gjyqtar i GJNP-së dhe gjyqtar i KSC-së, i ka hapur derën këtyre lloj shqetësimeve mbi pavarësinë dhe integritetin e procedurës aktuale”, përfundon parashtresa.
Gjykata Speciale edhe zyrtarisht kishte njoftuar për largimin e këtij gjyqtari. E në njoftimin e fundit rreth mbajtjes së një ‘plenare’, aty shihet edhe Gillou.