
Gjyqtari italian dhe e dashura e tij vriten me thikë
22 shtator 2020
| 15:43
Gjyqtari i Serie B dhe Serie C, Daniele De Santis dhe është vrarë së bashku me partneren në banesën e tij në Lecce.
Sipas “La Repubblica”, 33-vjeçari dhe e dashura e tij 30-vjeçare, Eleonora Manta, janë gjetur të therur për vdekje. Miqtë e kanë parë një mashkull duke ikur nga vendi i ngjarjes me thikë në dorë, mirëpo nuk kanë arritur ta identifikojnë.
De Santis ka qenë fillimisht gjyqtar në nivelet e Serie C, ndërsa gjatë karrierës së tij ka ndarë drejtësinë në 130 ndeshje zyrtare. Në vitin 2017, ai debutoi në Serie B si gjyqtar i katërt në ndeshjen Pisa-Benevento.