Gjyqtari jep sinjalin për përfundim të lojës dy herë pa u bërë 90 minuta, sigurimi e mbron nga lojtarët (video)
Ndeshja e Tunizisë kundër Malit në Kupën e Kombeve të Afrikës përfundoi në kaos pasi arbitri ndërpreu lojën para kohe dy herë në kohë të rregullt – duke përfshirë pesë minuta para përfundimit të 90 minutave.
Përveç kësaj, në lojë kishte dy penallti të diskutueshme, si dhe një karton të kuq.
Mali fitoi një penallti në minutën e 48-të, kur Ellyes Skhiri bllokoi një goditje me krahun e tij.
Tunizisë iu dha shansi për të barazuar nga pika e bardhë në minutën e 75-të pas rishikimit të VAR-it.
Megjithatë, portieri i Malit, Ibrahim Mounkoro, e mbrojti penalltinë, shkruan Sportbible.
Gjërat morën një kthesë të çuditshme kur gjyqtari zambian, Janny Sikazwe, i dha bilbilit të tij për përfundim të ndeshjes pas vetëm 85 minutash lojë.
Të dy grupet e lojtarëve dukeshin plotësisht të hutuar, ndërsa Sikazwe drejtoi dorën për në tunel, para se të kuptonte gabimin e tij.
Vetëm pak minuta më vonë, Zikazwe i dha një karton të kuq direkt mesfushorit malian, El Bilal Toure, për një ndërhyrje pa të lënduar në mesfushë.
Atij iu kërkua të rishikonte sfidën nga VAR-i dhe u kontrollua në ekranin e fushës, por referi nuk ndryshoi mendjen.
Tunizia po përpiqej për të barazuar rezultatin, por lojtarët mbetën të frustruar kur Zikazwe ndaloi lojën 10 sekonda pa u mbushur 90 minuta.
Lojtarët e Tunizisë ishin dukshëm të indinjuar nga vendimi i arbitrit për të mos shtuar asnjë kohë shtesë, pavarësisht ndërprerjeve të shumta në ndeshje.
Zikazwe kërkoi mbrojtje nga siguria pas fishkëllimës së plotë, pasi kryetrajneri i Tunizisë, Mondher Kebaier, u kundërpërgjigj me zemërim ndaj zyrtarëve. Mali mundi Tunizinë 1-0 në ndeshjen e tyre hapëse të turneut, falë një goli në pjesën e parë nga Ibrahima Kone.
😳 The referee has blown the whistle after 89 minutes in Tunisia vs Mali #AFCON
😡 Tunisian coach Mondher Kebaier is furious with the decision to finish the game with no additional time pic.twitter.com/RISJCnclAK
— Football Daily (@footballdaily) January 12, 2022