Gjyqtari Mentor Ajeti i kërkon falje Prishtinës: Kam gabuar, kam nevojë të më mbështetni
Gjyqtari Mentor Ajeti i ka kërkuar falje Klubit të Futbollit të Prishtinës, Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të gjithë futbolldashësve për gabimin që e bëri dje në ndeshjen Dukagjini-Prishtina, që ishte e vlefshme në kuadër të Superligës së Kosovës.
Ajeti me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se e merr përgjegjësinë për gabimin që ka bërë, por që shton se, sipas tij, ka qenë vetëm një gabim njerëzor.
Ai në këto momente të vështira ka kërkuar që ta mbështesin, teksa ka thënë se do ta pret çdo vendim që vjen nga FFK-ja.
Postimi i plotë i tij:
Duke e pare situatën e krijuar pas ndeshjes se djeshme Dukagjini – Prishtina, ndihem jashtëzakonisht keq dhe përgjegjës te iu drejtohem me këtë opinion. Ajo qe ka ndodhur dje është një moment shume i vështirë për karrierën time te cilën e kam ndërtuar me shume mund e pasion. Referimi për mua është gjeja me e bukur ne jete andaj jam munduar maksimalisht te beje me te mirën duke i kaluar te gjitha sfidat te cilat me kane përcjell ne këtë zeje pa impenjime dhe duke kaluar te gjitha normat dhe testet e kërkuara nga Komisioni i Gjyqtareve. Tash e dy vite jam i licencuar ne UEFA ne programin Core dhe synimi ynë ka qene shpejt te pajisem edhe me stemën e FIFA-s.
Unë e marre përgjegjësinë për gabimin qe kam bere por dua te ju siguroj qe ka qene vetëm një gabim njerëzor dhe pas rishikimit ne var dhe duke përcjell analizat ne TV Emisione si dhe shume analizave me ekspert te referimit dhe vlerësimit time vërejmë qe ka qene një lëshim nga ana ime dhe kërkoj falje publike dhe pres mirëkuptim. Jemi dëshmitar qe situata te tilla ndodhin edhe ne kampionate elitare ne Evrope e rasti me i freskët ishte ai ne ndeshjen Arsenal – Brentford ky gjyqtaret dolën dhe kërkuan falje për gabime njerëzore
Unë besoj qe nuk ka njeri ne bote qe dëshiron qe qëllimisht te dëmton veten dhe karrierën me nje vendim te kësaj natyre, rrethi ku unë jetoj me njeh se ç ‘far personi dhe njeriu me virtyte jam.
Edhe unë dua t’i kërkoj falje FC Prishtinës, FFK-se dhe gjithë futbolldashësve dhe shpresoj qe gabimi qe unë kame bere ditën e djeshme te konsiderohet si gabim i imi dhe ekipit te gjyqtareve dhe jo te etiketohen njerëz te tjerë.
Dua qe ne këto momente aspak te lehta për mua dhe familjen time te me mbështeteni pasi ka qene vetëm një gabim njerëzor.
Unë do te vazhdoj te jap kontributin time dhe do te pranoj çdo vendim qe vjen nga FFK.
I juaji Mentor Ajeti