
Gjyqtari që e ndëshkoi Bellinghamin, pezullohet përkohësisht nga futbolli
19 shkurt 2025
| 13:00
Gjyqtari spanjoll i futbollit, Munuera Montero është pezulluar përkohësisht nga gjykimi i ndeshjeve në Spanjë dhe në garat evropiane për shkak të dyshimeve për një lidhje të tij me “Talentus Sport”, një kompani që ka marrëdhënie me disa klube të futbollit, përfshirë Atletico Madridin.
Federata dhe autoritetet përkatëse duan ta hetojnë dhe sqarojnë këtë çështje për të shmangur çdo lloj të konfliktit të mundshëm të interesit dhe ndikimin e mundshëm në garë, shkruajnë mediat spanjolle. Deri në përfundim të hetimeve, ai nuk do të caktohet si gjyqtar në asnjë ndeshje. Mirëpo, gjyqtari spanjoll insiston se kompania në të cilën bën pjesë, nuk ndikon në punën e tij si gjyqtar.