Gjyqtari turk për herë të parë flet pas rrahjes nga presidenti i Ankaragucut

14 dhjetor 2023 | 15:19

Gjyqtari i Superligës turke, Halil Umut Meler, ka folur për herë të parë që kur u godit me grusht në fytyrë nga presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca.

Meler është liruar nga spitali pas tre ditësh ku po trajtohej për një frakturë syri pasi u sulmua nga presidenti i Ankaragucu, Koca, pas ndeshjes së ekipit të tij kundër Caykur Rizespor.

Ai u godit me grusht në fytyrë dhe më pas u godit me shkelma në të gjithë trupin, ndërsa ishte shtrirë në fushë në fund të lojës.

Megjithatë, 37-vjeçari konfirmoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe informoi se ka qenë në kontakt me UEFA-n për incidentin.

“Nuk kam asnjë problem me shëndetin tim. Më kanë thirrur nga UEFA. Nuk ka asnjë situatë për momentin, gjithçka është e mundur. Unë dua vetëm të shkoj në shtëpi dhe të pushoj”, ka thënë Meler për gazetarët.

“Ai është në gjendje të mirë shpirtërore. Ai do të ketë kontrollin tjetër kudo që të shkojë. Ai nuk ka asnjë problem përveç një ënjtjeje të vogël nën sy. Ne vendosem një mbajtëse të qafës për qëllime paraprake. Thyerja e mollëzës do të shërohet me kohë, gjithsesi ishte një frakturë e vogël. Nuk ka më gjakderdhje”, ka thënë kryemjeku i spitalit të Ankarasë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri  i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se çdo fjalë…