Gjyqtari ulet në gjunjë duke kërkuar falje për gabimin (Video)

23 gusht 2021 | 17:36

Në futboll mund të ndodhë gjithçka madje ndodh që dhe një arbitër tu kërkojë falje lojtarëve për vendimet e nxituara.

Rasti i fundit vjen nga Liga e dytë e futbollit në Danimarkë në sfidën midis Vendsisel dhe Frederika. Miqtë nisën një kundërsulm të shpejtë nga një top i dalë nga mbrojtja, teksa sulmuesi i Frederikës u ndal me faull nga kundërshtari i tij, por Kirkegard e kishte bërë pasin e tij duke nxjerrë shokun vetëm e vetëm përballë portierit.

Gjyqtari Nils Her i kishte rënë bilbilit për faull, por ekip ishte reagimi i danezit i cili u shtri në tokë duke vënë duart në kokë. Lojtarët e mirëkuptuan gjyqtarin që u pushtua nga sedra në ato momente se pse nuk e lejoi avantazhin, teksa pamjet janë bërë virale duke nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, priti në takim lamtumirës atasheun…