Gjyqtari Zogaj do të ndajë drejtësinë në Evropian U-21

21 mars 2021 | 12:01

Gjyqtari nga Kosova, Bekim Zogaj është nominuar si gjyqtar në Kampionatin Evropian për grupmoshat nën 21-vjeçar.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ai në profilin e tij në Facebook.

“Eksperienca e radhës, i nominuar si gjyqtar në Kampionatin Evropian U-20” – shkroi Zogaj në Facebook.

Bekim Zogaj ka ndarë drejtësinë edhe në ndeshje të Champions League dhe Evropa Ligës.

Në fazën e grupeve në Champions League, Zogaj ishte gjyqtar anësor në ndeshjen Barcelona – Ferencvaros.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesëqind mjekë dhe infermierë të Kosovës po vaksinohen në Kukës.…