Gjyqtarja e Gjykatës Supreme në SHBA thyen brinjët

08 nëntor 2018 | 17:41

Gjyqtarja e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg, ka thyer tre brinjë pasi është rrëzuar të mërkurën, ka njoftuar Gjykata.

Ajo është rrëzuar në zyrën e saj në Gjykatën Supreme në Uashington.

Ginsburg, 85 vjeçare ka shkuar në shtëpi sepse nuk është ndjerë mirë dhe më pas është nisur drejt spitalit universitar, George Washington në mëngjesin e së enjtes, është thënë në deklaratë.

Pas kontrolleve është parë se ajo ka thyer tre brinjë në pjesën e majtë të trupit dhe se tani u është nënshtruar trajtimit.

Kjo nënkupton se Ginsburg, gjykatësja më e lartë e krahut liberal, nuk do të jetë prezent në ceremoninë inauguruese të Brett Kavanaugh, emërimi i të cilit ka shkaktuar protesta për shkak se ai akuzuar për sjellje të keqe seksuale.

Emërimi i tij që është konfirmuar muajin e kaluar nga Senati, ka rikthyer shumicën e konservatorëve në gjykatën me nëntë anëtarë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 2,3 milionë persona janë larguar nga Venezuela që…