
Gjyshja me radar ndalon shoferët “arrogantë”
19 shtator 2019
| 13:11
Njihuni me Patti Baumgartner, gjyshen që ka marrë në dorë zbatimin e ligjit së bashku me një tharëse flokësh.
E moshuara nga Polson, Montana, e indinjuar nga shoferët “arrogantë” të cilët nuk ngadalësonin asnjëherë në zonën e populluar ku luanin nipërit e saj, doli në rrugë me një “radar” të improvizuar.
Në tentativë për t’i mashtruar shoferët me tharëse flokësh, Patti detyroi drejtuesit e automjeteve që tejkalonin kufirin e shpejtësisë, të ngadalësoheshin.