Gjyshja që rrëshqet në borë
05 mars 2018
| 11:50
Stuhia “Bisha nga Lindja” ka sjellë jo vetëm probleme në Irlandë dhe jo të gjithëve i ftohti u sjell dhimbje koke.
Një fotografi ku gjyshja 86-vjeçare rrëshqet në slitë ka bërë xhiron e botës në internet.
Eileen Maguire është një gjyshe mjaft aktive, që luan edhe tenis apo shkon të notojë në pishina.
“Kam nëntë nipër e mbesa me të cilët argëtohem. Thjesht nuk mund të qëndroj brenda në shtëpi”, ka thënë ajo.