Gjysma e BE-së dhe një e treta e botës do përballen me recesion në vitin 2023
Për një të tretën e ekonomisë globale, 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi motorët kryesorë të rritjes globale – Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe Kina – të gjithë përjetojnë aktivitet dobësues, tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva.
Ekonomitë në mbarë botën janë nën presion nga lufta në Ukrainë, rritja e normave të interesit dhe çmimeve, si dhe rastet e COVID-19 në Kinë, të cilat gjithashtu kanë ngadalësuar prodhimin.
Si rezultat, në tetor FMN uli perspektivën e saj për rritjen ekonomike globale në vitin 2023.
“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion. Edhe vendet që nuk janë në recesion, do të ndihej si një recesion për qindra miliona njerëz,” tha Georgieva.
Georgieva tha se gjysma e Bashkimit Evropian do të jetë në recesion vitin e ardhshëm dhe përmendi vendosmërinë e Evropës për t’u bërë e pavarur nga energjia ruse, pavarësisht se duhet të përballet me atë që mund të jetë një dimër i vështirë dhe një rritje e çmimeve të energjisë.