Gjysma e danezëve e shohin ShBA-në si një kërcënim, 78 për qind e tyre janë kundër shitjes së Groenlandës
Gati gjysma e danezëve besojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) përbëjnë një kërcënim të rëndësishëm për vendin e tyre, më i madh se Koreja e Veriut apo Irani, dhe shumica dërrmuese janë kundër shitjes së Groenlandës, sipas një sondazhi të fundit të Yougov.
Sondazhi, i kryer midis 15 dhe 22 janarit dhe që përfshin më shumë se 1 000 njerëz në Danimarkë, tregoi se 46 për qind besojnë se ShBA është ose një “kërcënim shumë i madh” ose një “kërcënim mjaft i madh” për Danimarkën, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Korenë e Veriut, konsiderohet nga 44 për qind e tyre, dhe Irani nga 40 për qind, shkruan “The Guardian”.
Nga të anketuarit, 78 për qind kanë thënë se kundërshtonin shitjen e Grenlandës në ShBA, ndërsa 72 për qind besonin se vendimi përfundimtar duhet të merret në Grenlandë, jo në Danimarkë.
Sondazhi u krye pasi presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë se ShBA-ja duhej të kishte kontroll mbi Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë për “sigurinë ekonomike” dhe e përshkroi pronësinë dhe kontrollin e territorit si një “domosdoshmëri absolute”.
Grenlanda, një ishull Arktik me një popullsi prej 57 000 banorësh, më parë drejtohej si një koloni nga Danimarka, e cila ende kontrollon politikën e jashtme dhe të sigurisë së ishullit.