Gjysma e Prishtinës pa energji elektrike si shkak i një defekti

24 shtator 2021 | 17:48

KEDS ka njoftuar qytetarët e Prishtinës se si pasojë e një defekti të paraqitur në daljet e Nënstacionit Prishtina II, ku furnizohen lagjet Velani, Taukbahçe, Sofali, Gërmia, Bregu i Diellit, Mati, Mahalla Muhaxherëve, Matiçani, të njëjtat aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

KEDS njofton se ka dërguar menjëherë ekipet në terren për të sanuar defektin dhe të njëjtit po bëjnë përpjekje maksimale që në kohën më të shpejtë të mundshme të rikthejnë furnizimin me energji elektrike.

“KEDS do iu mbajë të informuar rreth punimeve nga terreni ndërkaq kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e afektuar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë do t’i zhvillojë dy ndeshje shumë të…