Gjysmë e zhveshur, Oriola poston pozat “hot” nga shtrati
26 shkurt 2021
| 13:58
Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka postuar ditën e sotme në “Instagram”, disa poza që lanë “pa frymë” 504 mijë ndjekësit e saj.
Bukuroshja brune shfaqet e veshur me një bluzë të shkurtër rozë, si dhe me të brendshme në të njëjtën ngjyrë. Fansat kanë vënë re menjëherë trupin e saj perfekt dhe muskujt e barkut të sheshtë.
Nga ana tjetër kujtojmë se Marashi prej disa muajsh është duke shijuar lidhjen e dashurisë me futbollistin e njohur, Eros Grezda, me të cilin nuk ngurron që të postojë foto në rrjetet sociale.