Gjysmë hapi drejt suksesit!
Shkruan: Kimete Berisha
1. Kosova asnjëherë nuk ka qenë nën Serbi, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë shtetas serbë, prandaj negociatat për ndarje me Serbinë janë shpikur për ta mbajtur problemin gjallë.
2. Barack Obamën gjithkonë e kam pasur antipati, jo veç pse Kosovën nuk e kishte në agjendë, por sepse në mandatin e tij, u relativizua pavarësia e Kosovës dhe e ardhmja e shqiptarëve të Kosovës filloi të varet nga negociatat dhe marrëveshjet me Serbinē.
E ktheu kanibalin te porta.
3. Askush nuk tregon pse veç Kosova është e izoluar?
Pse veç ne nuk meritojmë viza.
Kush jemi ne?
A jemi ne qytetarë të dorës së dytë?
A jemi idiotë, ndoshta!
Apo, jemi të pranueshëm veç si shegerte?
4. Askush (asnjē negociator shqiptar) nuk tregon se për çfarë bisedohet me Serbinë!
Çka lyp Serbia?
Çka lyp Kosova në bisedime?
Çka ndodh nëse dështojnë negociatat?
Pse Serbia pyetet për Kosovën?
Dhe, pse Kosova ka harruar që është viktimë?
Pse qeveria e Kosovës nuk tregon se si mund të merresh vesh me Serbinë për njohje reciproke – kur në të njëjtën kohë ti nuk merresh vesh me Serbinë as për targat.
5. Atmosferë si para luftës: në kërkim të një marrëveshje me Serbinē si përpjekje për t’iu shmangur luftës!
Çka ndodh nëse dështon marrëveshja?
Negociatat e Kosovës me Serbinë do të kishin pasur kuptim para luftës (për ta shmangur atë), ama jo pas shpalljes së pavarësisë.
Prandaj, negociatat vazhdimisht dështojnë, sepse janë absurde. Janë varrë e hapur, janë ftesë për vdekje. Janë problem i pazgjidhur.
Askush nuk është i interesuar që negociatat të kenë sukses.
Veç bëjnë që të duket se janë shterur të gjitha përpjekjet për marrëveshje.
Pastaj, çka!
Çka ndodh!!
Më ka ndodhur që më së miri t’i kem punët me dikë që më konsideron armike dhe e konsideroj arnik.
A s’është më mirë të merremi vesh që të mos merremi vesh.
6. Kur e pashë Albin Kurtin në Berlin, ulur në krye të vendit, m’u kujtuan ato ‘shoqet’ e ngushta që sa herë del me to në kafene, ato e zënë vendin kryesor, aty ku shohin kush hyn e kush del, e ti e sheh veç murin,
…ato bile kanë ‘frajera’, e ti – ti s’ke…shih për këtë: veç pse nuk shtyhesh me bërryla e sheh veç murin, prandaj je vetëm,
je vetëm sepse s’je egoiste.
Ky është ai paradoksi: kur e do veç veten – nuk mbetesh vetëm;
kur i do të tjerët – mbetesh vetë. Çka di unë pse gjithmonë ndodh kështu: i miri humb – i keqi fiton.
Pse Serbia e fiton luftën në tavolinë. Dhe pse në darkën e rrumbullakët, veç fytyra rrumbullake e Albin Kurtit ishte e qeshur.
7. Jo veç në praninë e Vuçiqit, Albin Kurti gjithmonë e mban barkun të shtyrë përpara, si shprehje e mburrjes.
Jo veç kur është në zor, Albin Kurti gjithmonë buzëqesh…dhe ne gjithmonë e dimë që buzëqesh falls, për të treguar se është i qetë, pikërisht pse s’është.
Kush e merr seriozisht një njeri që i buzëqesh armikut.
8. Shqiptarët nuk kanë punuar për shtet.
Kanë krijuar shtet të villave private, derisa Serbia e ka ndërtuar veriun:
Serbia i paguan serbët të rrinë në Veri, ua ka blerë banesat dhe shtëpitë ‘tona’! Pas luftës, në liri, serbët e kanë realizuar spastrimin etnik tē veriut nga shqiptarët.
Aq shumë i ka lazdruar serbët, sa që aty është mbushur me serbë të anë e katër anëve të Serbisë. Për t’i joshur serbët e të gjitha viseve të jetojnë në Veri, Albib Kurti ua paguan rrymën, pa asnjë kufizim.
9. Kurse shqiptarët, qe 13 vjet nuk janë në gjendje ta shtrojnë rrugën për Mitrovicë.
Shqiptarët vetëm vjedhin, dhe po e vjedhin shtetin.
Kanë qenë robër qindra vjet, dhe nuk dinë të sillen si zotërink, të sillen ndryshe, nuk e gjejnë veten në liri: liri për ta do të thotë ‘liri për të vjedhur’. Shteti gjithmonë është ‘i huaj’ edhe kur është ‘i joti’.
Duhet kohë për t’u bindur ndryshe.
10. Në çastin që del nga shtëpia, pështyn, pëshurr, e gjuan çamçakëzin në asfalt, i fshinë qurrat.
Te sheshi në qendër të Prishtinës, nëpër ulëse, burrat i prejnë thonjtë.
Gra e burra si zombi hanë fara kungulli duke shetitur nēpër qytet, dhe mbetjet i gjuajnë në ‘tokën e huaj’.
11. Shko në Veri sot: Nuk sheh çamçakëza të shkrirë në asfalt, as qurra, as pështymë, as fara, as burra duke i prerë thonjtë në ulëse të qytetit.
Ata janë armiq të tërbuar për shqiptarët por veten e duan.
Kurse shqiptarët as s’janë armiq të askujt, as shtetin e vetë nuk e duan.
E duan veç veten personalisht, pasurinë e tyre, oborrin e tyre, dhe kaq.
Shih fshatrat shqiptare, fshatarët ia mbyllin rrugën njëri tjetrit dhe vendosin kufij. Fshatrat shqiptare janë ferr, atje jetohet si në diktaturë: atje nuk ka liri të lëvizjes.
12. Shqiptarët nuk janë adaptuar në liri: Liria është shfrenim, mundësi për të bërë çfarë të duash. Shqiptari e konsideron shtet veç shtëpinë e vetë.
13. Serbia, i mori artefaktet në Novobërdë, ditëm drekë, dhe i çoi në Serbi me komoditetin më të madh, kurse Albin Kurti nuk i merr në përgjegjësi vartësit e tij: sepse ata janë ura lidhëse e tij me Serbinë.
Kështu ndodh sepse këto krime kulturore bëhen me lejen e Albin Kurtit.
Prandaj, Aleksandër Vuçiqi e shpërndau fotografinë me të, me shumë simpati, si një ngjarje me rëndësi.
14. S’e kemi as Shqipërinë.
Atje, Edi Rama, në të njëjtën ditë kur në Facebook-un e tij e reklamoi një hotel privat (si me qenë i veti), bëri sikur ua ‘ndaloi’ ministrave të tij të shoqërohen me biznismenë.
Që Edi Rama është i poshtër s’ka gajle, por keq është që ne po e shohim që është i poshtër.
Është harxhuar dhe demitizuar – si besa e shqiptarit.
P.S. Një autor propozoi që shqiptarët ta lexojnë librin ‘Tre hapa drejt suksesit’.
Por, tre hapa janë ‘shumë’ për shqiptarët, nuk e lexonte kush librin, se i trashē….
prandaj e qiti një libër tjetër që të çon më shpejt te suksesi: ‘Gjysmë hapi drejt suksesit’.